Vdes 19-vjeçarja nga Mitrovica e cila po priste transplantin e veshkës
Sot ka vdekur Nazlije Sherifi, vajza nga Mitrovica, e cila ishte duke pritur për të bërë transplantin e veshkës.
Për vdekjen e Nazlijes e ka dhënë lajmin vëllai i saj Iliri.
“Allahu e deshti për vete ngase ishte engjëll nga dita që lindi. ALLAHU tmeshiroft në xhennet motra ime”, ka shkruar Sherifi në Facebook.
Për transplantin e veshkës ishin grumbulluar një shumë prej 200 mijë euro.
Valmir Aliçkaj kishte dalë vullnetar për t’i dhënë veshkën 19-vjeçares nga Mitrovica por ajo nuk ka arritur të mbijetojë.
Rruga Press