Ishte zhdukur prej 13 ditësh, ministri rus i Mbrojtjes shfaqet për herë të parë në publik
Ditën e sotme në kanalin televiziv Rusia 24 u transmetuan pamjet e regjistruara të takimit operacional të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit, ku përfshihej ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili nuk ishte parë për më shumë se 13 ditë në publik.
Zëdhënësi presidencial i Rusisë, Dmitriy Peskov, tha se Shoigu po raportonte mbi të ashtuquajturin “operacion ushtarak ukrainas” nga distanca. Pamjet nuk e tregojnë Shoigun duke folur, por imazhi i tij u shfaq në ekran mes pjesëmarrësve të tjerë të video-telefonatës raportuese të presidentit rus, Vladimir Putin.
Shoigu, një aleat i ngushtë i Putinit, nuk është parë kohët e fundit pavarësisht se ka një rol udhëheqës në pushtimin rus të Ukrainës. Disa raporte të mediave ruse kanë spekuluar se ai mund të ketë probleme shëndetësore.
Zëdhënësi i Kremlinit hodhi poshtë më parë mungesën e pranisë publike të Shoigut duke thënë se ai “ka shumë në pjatën e tij për momentin”. Duke folur për CNN-in të enjten, Peskovi refuzoi gjithashtu të komentojë një hetim të pavarur ndaj burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes që rrjedhin informacione rreth problemeve shëndetësore të Shoigut.
Shoigu u shfaq për herë të fundit në një transmetim të Channel One-it më 18 mars, për të cilin media ruse tha se ishte nga ajo ditë. Por gazetarët rusë kanë spekuluar se ngjarja që po transmetohej ishte e 11 marsit.
Rruga Press