Bota

Zelensky: Pas një muaji luftë, mos thoni se ushtria e Ukrainës nuk përmbush standardet e NATO-s

Në fjalimin e tij virtual në samitin e NATO-s, presidenti ukrainas Zelensky ka akuzuar Rusinë për përdorimin e bombave me fosfor mëngjesin e sotëm.

“Po vdesin njerëz, përfshirë edhe fëmijë”, tha ai.

Presidenti Zelensky gjithashtu pyeti anëtarët e aleancës nëse ata ishin të sigurt se neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut do të funksiononte nëse Rusia do të sulmonte NATO-n.  

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut thekson se një sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë NATO-s.

Ai bëri thirrje aleancës që të mos deklarojë më se ushtria e Ukrainës nuk i përmbush standardet e NATO-s.

E vetmja gjë që kërkoj nga ju pas një muaji lufte është të mos na thoni se ushtria jonë nuk i përmbush standardet e NATO-s,” tha presidenti.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *