Art & KulturëBallina

Skalitja me djegie, arti që tjetërson drunjtë

Dhoma e katit të sipërm të shtëpisë së Xhemil Ismanit nga Ferizaji është mbushur plotë me piktura e portrete të punuara në dru në teknikë pirografie.

Portetet e figurave eminente shqiptare si Nënë Tereza, Skënderbeu, Bekim Fehmiu e punime tjera kanë zënë katër muret dhe mobiliet e dhomës-punëtori të pirografit nga Ferizaji.

Punimet pirografike të Xhemil Ismanit; Fotografi:Antigonë Isufi/Kallxo.com

Ismani, ish- i burgosur politik gjatë luftës në Kosovë, pirograf e mësimdhënës i gjuhës angleze ka më shumë se dy dekada që artin e djegies në dru e ka rikthyer në profesion të dytë.

Që nga koha kur ishte i burgosur politik në burgun e Zenicës në Bosnjë, Ismani ka filluar të merret me këtë lloj arti, të cilin e sheh si profesion të pleqërisë.

“Edhe disa vite e përfundoj procesin mësimor se jam edhe mësimdhënës i gjuhës angleze. E pastaj mendoj të vazhdoj t’i rikthehem më me përkushtim pirografisë” tregoi Ismani.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

62 vjeçari rrëfeu se krahas punës së rëndë që bënte në shkritore sa ishte i burgosur, pirografia e ndihmonte ta “mbyste” kohën e lirë.

“Për ta ‘mbytur’ kohën e lirë në burg merrnim pjesë me disa shokë në aktivitete të lira ku kishte plotë artizanate ku njëra prej tyre ishte pirografia. Unë e zgjodha pirografinë fillova ta mësoj që ta mbys kohën në burg. Kurse tash pas luftës më është kthyer në pasion” rrëfeu Ismani.

Krahas veprave të artit, në dhomën e tij të kthyer në punëtori, gjendeshin drunjë të qershisë, pajisje pirografike e lapsa të cilët i duheshin për të përfunduar një vepër pirografie.

“Fillimisht e porosis trupin e qershisë pastaj ajo shkon në procesin e sharritjes e terjes. Varësisht nga porosia e madhësia e pres dërrasën, e lëmoj e zdrukthoj pastaj punoj në dhomë” tregoi Ismani.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim


Ai tha se ka shumë kërkesa për punime, sidomos portrete e objekte por më të preferuarat e tij janë figurat kombëtare dhe ndërtesat me arkitekturë të veçantë.
Sipas tij, arti i pirografisë është i veçantë sepse prej një djegie të drurit krijon një vepër të mirë arti, një pikturë, portret e shumë manovrime artistike.

Për  të ky pasion i kthyer në profesion është punë që e bënë me kënaqësinë më të madhe edhe nëse ka vetëm një ose dy punime gjatë muajit.

“Kur të ja filloj të punoj, humbas. Nuk më bie në mend për asgjë tjetër përpos asaj pune që kam përpara” tha i emocionuar Ismani.
Pirogravura ose “të shkruash me zjarr” është art ose teknikë e punuar me me dorë të lirë përmes të cilit dekorohen drunjtë me shenja djegieje me mjet metalik të nxehtë.

Rruga Press

YouTube player