Lajme

14 herë kampion bote, kikbokseri shqiptar: Forca më lindi se mundohesha të mbrohesha nga serbi

Azem Maksutaj është kikbokseri shqiptar që ka është shpallur 14 herë kampion bote në katër versione dhe pesha të ndryshme.

Ai ka bërë historinë në Zvicër, pasi për të është realizuar edhe një film-dokumentar me titull “Being Azem”, ku tregohej gjithë historia e jetës së shqiptarit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Azemi tregoi se si po vijon jetesa tani që nuk shfaqet më në ring, familja që ka krijuar dhe arritjet që ka shënuar. Ai gjithashtu u kthye pas në kohë, duke kujtuar momentet e para kur është larguar nga Kosova dhe babait i tij nuk e besonte suksesin e të birit.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

“Azemi është një bab i dy fëmijëve, ka një grua nga Kosova, kam palestra dhe financohem vetëm nga ky sport. Jam kthyer në kampion dhe kam këto titujt, se kur kalon një moshë nuk mund të merresh më me këtë sport.

Nëse do isha do isha ndonjë suedez apo zvicerian nuk do të kisha arritur kaq shumë, sepse nuk kanë pasur luftë dhe nuk kanë kaluar vuajtje. I falenderoj të gjithë për këto që kam arritur.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Si fëmijë i lindur në Kosovë, mundohesh me u mbrojt nga serbi, me u mbrojt nga sllavi dhe kjo më ka shtyrë. Në 1985 ka ardhur baba si sezoner në Zvicër dhe më pas në Kosovë filluan problemet dhe nga viti 1991 erdha në Zvicër dhe u mora menjëherë me sport”, u shpreh Maksutaj./abcnews.al

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *