Bota

Britania do t’ia dërgojë 6,000 raketa ushtrisë ukrainase

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se shteti i tij do të dërgojë 6,000 raketa shtesë dhe ndihmë financiare në vlerë të 33 milionë dollarëve për ushtrinë e Ukrainës, e cila është duke luftuar pushtimin nga ana e Rusisë.

Johnsoni i ka bërë këto deklarata në prag të nisjes së samitit të NATO-s dhe atij të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), të cilat mbahen në Bruksel.

“Mbretëria e Bashkuar do të punojë me aleatët tanë për të rritur mbështetjen ushtarake dhe atë ekonomike për Ukrainën, duke forcuar mbrojtjen në luftë”, ka thënë Johnson përmes një deklarate.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Ne nuk mund të rrimë duarkryq teksa Rusia i bën pluhur qytetet dhe qytezat ukrainase”, ka thënë Johnson.

Sipas Zyrës së tij, Johnsoni do të kërkojë nga aleatët e Perëndimit në samitet e Brukselit, që të rrisin peshën e vendimeve të tyre ndaj Moskës.

Ky njoftim vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje qytetarëve në gjithë botën që të dalin në rrugë dhe të protestojnë pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë.

“Dilni me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, ka thënë Zelensky në një video-adresim në gjuhën angleze.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *