Johnson kërkon të rritet presioni ndaj Putinit
Duke folur para udhëtimit në Bruksel mëngjesin e së enjtes për takimet e NATO-s dhe G7-ës, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se presidenti u Rusisë, Vladimir Putin e ka kaluar vijën e kuqe dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta rrisë presionin ndaj presidentit rus, raporton “Sky News”.
“Ne duhet të bëjmë më shumë, dhe duhet të bëjmë në drejtimin ekonomik. A mund të bëjmë më shumë për ta ndaluar që t’i përdorë rezervat e tij të arit, përveç rezervave të tij në vlerë monetare. Çfarë mund të bëjmë tjetër për të sanksionuar në sistemin Swift? Pastaj duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur ushtrinë ukrainase”, ka thënë ai.
“Një gjë e re e madhe ka nisur muajin e kaluar, një fakt i madh që bota tashmë e di është se njerëzit e Ukrainës do të luftojnë për vendin. Ata besojnë në vendin e tyre dhe do ta mbrojnë atë. Kjo ishte diçka që ne nuk e dinim një muaj më herët. Tash është shumë e qartë, ata kanë ndryshuar gjeopolitikën dhe kjo nënkupton se është detyrë e jona t’i ndihmojmë”, ka shtuar Johnsoni.
Ai gjithashtu ka deklaruar se do ta takojë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky shumë shpejt.
Rruga Press