Joe Biden për Albright: Ne ishim partnerë e miq, që u përballëm me gjenocidin në vendet e Ballkanit
Në dedikimin e tij për vdekjen e ish Sekretares Amerikane të Shtetit Madeleine Albright, Presidenti Joe Biden mes rreshtash thotë:
“Kur bota ridefinoi veten pas Luftës së Ftohtë, ne ishim partnerë dhe miq, që punuam për mirëpritjen e demokracive të sapoçliruara në NATO dhe për t’u përballur me tmerret e gjenocidit në Ballkan”
Presidenti i Sh.B.A-ve, Joe Biden konsideron se në Ballkan në vitet 90 ka ndodhur gjenocid, ndryshe nga ç’pretendon Serbia. Por, për fat të keq, ky mendim është kontravers edhe për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, i cili nuk ka votuar as edhe një rezolutë për gjenocidin dhe krimet e luftës në Kosovë nga aparati shtetëror serb.
Ky togfjalësh sqaron njëherë e mirë dilemat. Ka pasur gjenocid në Ballkan, jo vetëm në Srebrenicë pra. Presidenti Biden nuk është nga ata politikanë që nuk e njeh rajonin dhe me këtë logjikë ta quante gjenocidin në Bosnjë si gjenocid ballkanik. Jo! Presidenti Biden nuk ka riemëruar Srebrenicën, por ndoshta për herë të parë në nivele kaq të larta pranohet se gjenocidi serb ka ndodhur mbi disa popuj në Ballkan.
Rruga Press