Bota

Zelensky: Samiti i Brukselit do t’i zbulojë ata që na tradhtuan për para

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është adresuar përmes një videoje në orët e hershme të së enjtes, ku paralajmëroi liderët perëndimorë që do të takohen në Bruksel se Rusia po përdorë fuqinë e saj ekonomike për të ndaluar aleatët e Ukrainës nga intervenimi në luftë, raporton BBC të enjten.

“Ne e dimë se rusët tashmë kanë filluar të lobojnë interesat e tyre. Këto janë interesat e luftës. E dimë se ata po punojnë me disa partnerë”, ka thënë ai, derisa po pritet të mbahet samiti i G&, NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Pozicioni ynë i qartë do të riprezantohet në këto tri samite. Në këto tri samite do të shohim: Kush është mik, kush është partner dhe kush na ka tradhtuar për para”.

Rreth 40% e Evropës është e lidhur me gazin rus. Liderët evropianë kanë kërkuar për burime të tjera të energjisë teksa lobojnë për sanksione mbi Moskën.

Zelensky do të adresohet në samitin e NATO-s përmes video-lidhjes, dhe pritet të bëjë thirrje për armatim më të avancuar, përfshirë avionë e sisteme kundërajrore.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *