Një muaj nga nisja e luftës. Zelensky u bën thirrje njerëzve për protesta kudo në botë: Mbështesni Ukrainën në emër të lirisë
Më 24 mars është bërë një muaj prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur pushtimin e Ukrainës.
Megjithatë, ai vendimin e tij e quan “operacion special ushtarak”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje njerëzve në gjithë botën që të dalin në rrugë dhe të protestojnë si shenjë mbështetjeje për Ukrainën.
Ai ka thënë se lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër lirisë së njerëzve gjithandej – dhe që bota duhet ta ndalë Rusinë.
Rruga Press