Bota

Johnson i premton Zelenskyt: Liderët botërorë do të rrisin presionin ndaj Putinit

Boris Johnson i ka thënë presidentit të Ukrainës se po planifikon që gjatë takimeve të ditës së nesërme me liderët botërorë t’iu bëjë thirrje të shtojnë presionin ndaj regjimit të Vladimir Putinit.

Johnson i dha garanci Volodymyr Zelenskyt se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën, raporton skynews.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Presidenti Zelensky përditësoi zhvillimet e fundit në terren dhe kryeministri përsëriti admirimin e tij për trimërinë e forcave të armatosura ukrainase dhe suksesin e tyre në zmbrapsjen e sulmit të Rusisë”, tha një zëdhënës qeverisë britanike.

Ai tha se bombardimi i zonave civile, duke përfshirë rrethimin e Mariupolit, është i pandërgjegjshëm dhe kërkon një përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Kryeministri vendosi synimin e tij për të përdorur takimet e nesërme të G7 dhe NATO-s për të rritur presionin mbi regjimin e Vladimir Putinit dhe rrit ndjeshëm ndihmat me armatim për Ukrainën”, tha ai.

Ai shtoi se të dy liderët kishin rënë dakord të qëndronin në kontakt të ngushtë në ditët në vijim. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *