Jeta nëntokësore e ukrainasve pranë vijës së frontit të luftës në Mykolaiv
Më pak se 2 kilometra larg vijës së frontit pranë Mykolaiv, Inna Kuriy dhe fqinjët e saj tani fshihen në një bodrum gjatë gjithë ditës.
“Ne qëndrojmë këtu, sepse jemi në shtëpi” – thotë ajo.
Zona e tyre e banimit dikur e gjallë me rreth 12,000 banorë është kthyer në një qytet fantazmë; vetëm zhurma e bombardimeve e prish qetësinë në rrugë.
Një ish-kolonel në ushtrinë sovjetike, Alexander Zadera dikur ka luftuar së bashku me ushtarët rusë.
Teksa qëndron në banesën e shkatërruar të nënës së tij, ai thotë se nuk e kupton situatën.
“Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që mund të luftojmë kundër njëri-tjetrit! Absurde!”
Inna Kuriy, mësuese, shprehet se nuk shkon më larg se sa shtëpia e saj pasi situata është e frikshme.
“Në një gjendje të tillë, përpiqem të mos shkoj më larg se shtëpia ime, sepse është shumë e frikshme. Por këtu ne të gjithë luftojmë për fitoren tonë, ne mbështesim ushtarët tanë. I lutemi Zotit për ndihmë, për shpëtimin e djemve tanë.”
Ajon shton se mblidhet me familjen e saj dhe njerëz të tjerë duke bërë përgatitjet e ndryshe shtëpiake.
Rruga Press