KryesoreLajme

Një vit qeverisje – Pasqyrim i arritjeve të Qeverisë Kurti në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë

Sot bëhet një vit që nga fillimi i punës së Qeverisë Kurti në Kosovë, gjë që ka ardhur me përpilimin e një radhitjeje të punëve, arritjeve të qeverisë brenda kësaj periudhe 1-vjeçare.

Veç kësaj pasqyre të përgjithshme, ne po paraqesim edhe një bilanc më të detajuar të arritjeve të Qeverisë së Kosovës sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë

Arritjet e Qeverisë Kurti në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë:

  • Rritja e buxhetit për FSK-në dhe Fondin e Sigurisë.
  • Fillimi i blerjeve të sistemeve të armatimit, shtet me shtet, me SHBA-në, Turqinë dhe Kroacinë. Këto blerje kanë kursyer miliona euro, gjithashtu kanë mundësuar që Kosova të krijojë linja dhe rrugë zyrtare për furnizimin nga vendet partnere, duke mundësuar shkëputjen dhe varësinë që deri më tani ajo ka patur nga kompanitë private; të cilat përveç se kanë ofruar të njëjtët produkte me çmim me të lartë, gjithashtu kanë pasur vonesa në furnzimin me armë dhe pajisje për FSK-në.
  • Ushtrimi tokësor i “Defender 21”. Për herë të parë Kosova ishte vendi pritës për trajnimin e ushtarëve dhe kjo ishte e organizuar nga Ushtria Amerikane.
  • Bashkëzbarkimi në Kuvajt me Gardën Kombëtare të IOWA-s. Ushtria e Kosovës për herë të parë zbarkoi për një mision paqësor me karakter ushtarak.
  • Mbështetja e partnerëve dhe aleatëve për strehimin e refugjatëve afgan. Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera vepruan me profesionalizëm dhe përkushtim në detyrën për strehimin e refugjatëve afganë. Në Kosovë u strehuan mbi 1400 refugjatë afganë.
  • Përgatitjet për zbarkimin e FSK-së në Poloni. Qeveria e Kosovës është në përfundim të përgatitjeve ligjore, administrative dhe operacionale për zbarkimin e një njësie të FSK-së në Poloni në kuadër të operacionit “Atlantic Resolve”. Ajo ndodhet aty për të mbështetur paqen dhe sigurinë për kufijtë e Evropës lindore.
  • Validimi i kapaciteteve te para të kembesorise së FSK.-së

Në një vit qeverisje, Kryeministri Kurti ka mbledhur katër herë Këshillin e Sigurisë. Ky fakt tregon seriozitetin që ka pasur Qeveria Kurti në raport me situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.

Lexo më shumë  Fjalimi më antidiplomatik i kryeministrit të Shqipërisë

Një elment tjetër i rëndësishëm që ndërlidhet me atë më sipër është koordinimi dhe komunikimi strategjik me partnerët e NATO-s në lidhje me situatën në Ukrainë.

Poashtu, gjatë muajit tetor FSK-ja për herë të parë ka marrë pjesë në ushtrimin tokësor të organizuar nga Ushtritë Evropiane në Slloveni.

Vlen të theksohet fort se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka rekrutuar 370 ushtarë përgjatë muajve të fundit të vitit 2021 dhe është në proces të rekrutimit të 840 rekrutëve të tjerë për vitin 2022. Me këto rekrutime është duke u plotësuar boshllëku në aspektin e personelit, që ka qenë evident si rrjedhojë e mungesës së rekrutimit nga qeveritë e kaluara, e që do të duhej të ishte në përputhje me Planin e Tranzicionit.

Lexo më shumë  Paralajmërimet e Kurtit për sulme në veri u bazuan në informatat e AKI-së, Kuçi shpjegon faktorët që mund të çojnë në eskalim

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *