Bota

Rusët nuk kursejnë as artin, shkatërrohet muzeu shekullor Arkhip Kuinzhd

Rusia ka përqendruar sulmet e saj në qytetin port të Mariupolit.

Së fundmi sipas raportimeve ata kanë shkatërruar një nga objektet e artit, më saktësisht, Muzeun e Artit Arkhip Kuinzhdi. Ky daton që nga viti 1902.

Lajmin për sulmin dhe shkatërrimin e muzeut e ka konfirmuar Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit nën Ministrinë e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Lexo më shumë  Obligacionet e Carit rikthehen në gjykatë: SHBA, padi prej 225.8 miliardë dollarësh kundër Rusisë

“Në Mariupol, pushtuesit shkatërruan Muzeun e Artit Arkhip Kuindzhi, duke goditur ndërtesën e vitit 1902 me një bombë ajrore.”

Sipas Historisë Lokale, brenda nuk kishte piktura origjinale të Kuindzhit, por veprat e artistëve të tjerë ukrainas, të ekspozuara në muze, u shkatërruan. Ndalu Rusi”, shkroi në njoftimin e tij institucioni ukrainas.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Shefi i partisë komuniste vietnameze i thotë "po" Trumpit për Bordin e Paqes për Gazën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *