Lajmi i mirë për ndjekësit e garave “Formula 1”, mund të ndodhin ndryshime
Sezoni i Formula 1 në të ardhmen mund të zgjerohet në 30 gara, me garat e reja të planifikuara në Las Vegas dhe Afrikë.
I pari i Formula 1, Stefano Domenicali, ka konfirmuar për “Sky Sports” se ka gjasa shumë të mëdha që një gjë e tillë të ndodhë, për shkak të interesimit të madh në këtë sport.
Ky sezon ka rekord prej 23 garave në kalendar, por ka spekulime se Vegasi mund të bashkohet në sezonin tjetër.
Dhe Domenicali ka njoftuar se Lewis Hamilton, Max Verstappen dhe yjet e tjerë mund të fluturojnë edhe drejt Afrikës për të garuar.
Sin City për herë të fundit ka qenë organizatorë e “Grand Prixit” në Formula 1, në vitin 1984, ndërsa Afrika e Jugut për herën e fundit organizoi garë në vitin 1993.
Rruga Press