Bota

Rusia publikon pamjet, goditet depo e armëve në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka goditur një tjetër depo armatimesh të Ukrainës në qytetin Rivne, që ndodhet në perëndim të vendit, pranë kufirit me Poloninë. “Duke përdorur predha me precizion të lartë, të vendosura në det, goditëm depon e armëve në Orzhiv, 14 kilometra nga Rivne. Si rezultat kemi shkatërruar pajisje të trupave ukrainase, përfshi edhe mjete të marra nga shtetet perëndimore”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Lexo më shumë  Von der Leyen kundër Trump: Tarifat për Grenlandën janë gabim, BE solidarizohet me Danimarkën

Pretendimet e palës ruse nuk janë konfirmuar ende nga pala ukrainase apo partnerët perëndimorë.

Të hënën, ushtria ruse tha se kishte goditur një qendër stërvitore ushtarake në Nova Lyubomyrka, sërish pranë qytetit Rivne. Vitalii Koval, kreu i administratës rajonale të krahinës konfirmoi se dy predha kishin goditur bazën ushtarake.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  FMN: Rritja e tarifave nga Trump rrezik i madh për ekonominë globale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *