Bota

Lufta në Ukrainë por rreziku kudo në Evropë, avionët turkë ‘pushtojnë’ qiellin e Greqisë

Lufta në Ukrainë ka marrë të gjithë vëmendjen e botës, por nga ana tjetër ka rritur dhe shqetësimin për përshkallëzimi ne konfliktit në të gjithë kontinentin evropian.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë gjithmonë aty, por nga ana tjetër dhe ato mes Greqisë dhe Turqisë. Së fundmi duket se ‘gjakrat janë nxehur’.

Lexo më shumë  Fjalimi i Ministrit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit në OKB: Putini po e kthen Rusinë në një perandori mafioze

Mediat greke raportojnë për shkelje të reja të ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure nga Turqia. Raportohet se disa avionë luftarakë turk, kanë shkelur hapësirën ajrore të Greqisë duke fluturuar mbi disa ishuj që posedon në detin Egje.

Konkretisht, dy avionë F-16 turk kanë fluturuar në orën 08:35 mbi Farmakonisi, në orën 08:36 mbi Lipsi dhe në orën 08:37 mbi Arki. Të gjitha fluturimet u kryen në një lartësi jo shumë të madhe. I njëjti çift avionësh turk F-16, në orën 08:52, fluturoi mbi ishullin Panagia dhe mbi Oinousses në lartësinë 8230 metër.

Lexo më shumë  Finlanda do të vendosë bazën e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

Autoritetet greke kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre për provokimet dhe shkeljet e përsëritura që vijnë nga pala turke.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *