BallinaLajme

Të keqpaguar dhe ofenduar nga arroganca e pushtetit / Mesazhi i Dr. Ilir Allkja për mjekët në Shqipëri

Të dashur mjekë të Shqipërisë !

Ne punojmë prej vitesh të keqpaguar, të ofenduar e frustruar nga arroganca e pushtetarëve, të lodhur nga mungesat të theksuara në mjete .

Kjo nuk përbën lajm në Shqipëri, ne tashmë e dimë, pacientët tanë e dinë , dhe unë sdua t’ju marr kohën me detaje.

Nëqoftëse të kontrollojmë të dhënat e Bankës Botërore si dhe ato të eurostat do te shohim të dhëna poshtëruese per ne si mjekë, drithëruese për pacientët tanë.
Ka detaje për paratë që harxhojnë qeveritë per banorë, numrin e shtretërve, numrin e mjekëve, numrin e infermierëve si dhe shumë detaje që mund ti qëmtojë secili ngeshëm.

Unë nuk po shkruaj as që të bëj viktimën e si një pushuar nga puna thjesht sepse përdora lirinë e fjalës për të kërkuar përmirësime në sistem.

Unë dua të ndez alarmin tek ju për të parë atë që ka filluar të na mungojë më fort, DINJITETI dhe LIRIA !

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

Nuk besoj se është e pranueshme për mjekët të pranojnë t’i drejtojnë e udhëzojnë injorantët, të paaftët, delenxhinjtë që e kanë përdhosur këtë vend deri në këtë farë feje .

Nuk dua të çoheni të më përkrahni mua, aspak!
Unë këtë betejë e kam filluar vetëm dhe do të shkoj deri ku të mundem.

Unë dua të mendoni nëse do të donit të përfundoni si unë, të linçuar ekstremisht nga pushteti vetëm sepse kërkova siguri, kushte më të mira për të zbatuar profesionin tim, dhe për t’ju shërbyer pacientëve ?!

Mjekët belgë i kthyen shpinën kryeministres Sophie Ëilmes në slitalin Sant Pierre në lagjen Marollen, ndërsa kryeministri italina Conte nuk guxon të shkojë dot në një spital, pasi bluzat e bardha donta kryqëzojnë me kritika. Bëhet fjalë për një nga vendet me mjekësi tej të zhvilluar, nuk ka nevojë të zgjatem se mjekët se si trajtohen mjekët këtu .

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Nuk besoj që ndonjëri prej jush të ndjej respekt e mirënjohje për kryeministrin apo ministren e vendit, për mënyrën si na kanë trajtuar, tërë këto vite.

Edhe ata që janë rreshtuar dhe i kanë duartrokitur qeveritarët, e kanë bërë nga frika !
Po, po, nga frika, ma kanë pohuar disa prej tyre. Shumë pak e kanë bërë nga hipokrizia, per të mbrojtur ofiqet.

A do të vazhdojmë të jetojmë me frikë të dashur kolegë ?

A ja kemi ne, nevojën qeverisë që të nënshtrohemi apo qeveria duhet të na trajtojë me dinjitet si partnere, si dhënës shërbimi e të rrespektojë qenien tonë si njerëz në radhë të parë por edhe si mjekë !

Rruga Press

YouTube player