Sport

Vazot e shortit për Kampionatin Botëror të prekura nga lufta dhe pandemia e COVID-19

Shorti i Kampionatit Botëror “Katari 2022” që do të hidhet javën e ardhshme, do t’i ketë disa vazo të “shtrembëruara” për shkak të luftës së Rusisë me Ukrainën dhe pandemisë COVID-19.

FIFA e përshkroi procedurën e shortit të martën, i cili do të tërhiqet në Katar më datën 1 prill.

Vetëm 29 nga 32 përfaqësueset në short, do të dihen deri atëherë për shkak të luftës dhe krizës globale shëndetësore. Ndërsa, tri vendet e mbetura, do të mësohen dhe përcaktohen në muajin qershor.

Në short, 29 përfaqësueset e kualifikuara do të vendosen në katër vazo sipas renditjes së tyre në ranglistën e FIFA-s.

Katari pritës është në vazon e parë, së bashku me kampionen në fuqi të botës, Francën, si dhe Belgjikën, Brazilin, Argjentinën e Anglinë. Përfaqësuesja e Gjermanisë, që triumfoi në Botërorin e vitit 2014, është renditur jashtë top dhjetëshes së FIFA-s për më shumë së tri vjet dhe do të jetë në vazon e dytë.

Disa nga përfaqësueset që mund të preken, përfshijnë Ukrainën, Uellsin dhe Kolumbinë. Secila prej tyre, nëse do të kualifikohej, ka të ngjarë të jetë në vazon e tretë.

Vetëm 15 skuadra janë kualifikuar deri më tani në Kupën e Botës përpara ndeshjeve të tjera kualifikues, të cilat zhvillohen në javën e ardhshme. Ukraina ishte planifikuar të luante në Skoci të enjten në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit, me fituesin që do të luante me fituesin e gjysmëfinales tjetër, ndërmjet Uellsit dhe Austrisë, më datën 29 mars. Megjithatë, dueli mes Skocisë dhe Ukrainës, i paraparë që të luhet të enjten, është shtyrë për muajin qershor.

Ishte Federata e Futbollit të Ukrainës që kërkoi një shtyrje sepse nuk ishte e mundur që lojtarët në shtëpi të stërviteshin dhe të udhëtonin gjatë pushtimit rus. Po ashtu, edhe pandemia COVID- 19, detyroi që raundi ndërkontinental i plejofit të shtyhet. Tashmë është planifikuar të luhet në Katar në datat 13-14 qershor.

Një ekip aziatik do të luajë me një ekip të Amerikës së Jugut dhe përfaqësuesi i Oqeanisë do të luajë me një ekip nga rajoni i Amerikës së Veriut.

Kupa e Botës është planifikuar të luhet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, në tetë stadiume rreth kryeqytetit të Katarit, Doha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *