Bota

Zhvillimet kryesore nga dita e 27 e luftës/ Rusët i afrohen Kievit, amerikanët paralajmërojnë për përdorimin e armëve kimike

Kjo e Martë shënon ditën e 27-të luftës në Ukrainë.

Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim përmes një video-lidhjeje me deputetë italianë, të cilëve iu tha: “Ne jemi në prag të mbijetesës”.

Zelensky bisedoi edhe me Papa Françeskun dhe sugjeroi që Vatikani mund të luajë rol ndërmjetësues në përfundimin e luftës.

Lexo më shumë  Mujanoviq: Serbia nuk është partnere e Perëndimit, por pikë mbështetëse për Rusinë dhe Kinën

Kryetari i qytetit Borispill, pranë Kievit, u tha banorëve që “të largohen sa më parë që është e mundur”, pasi luftimet me forcat ruse janë duke u afruar.

Mbi 15,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të jetë duke u përgatitur për përdorimin e armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë.

Lexo më shumë  Kallas mirëpret armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, por skeptike nëse Moska do ta respektojë atë

Forcat ruse duket se janë “bllokuar në vend”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, derisa forcat ukrainase “vazhdojnë t’i zmbrapsin” përpjekjet e tyre për të pushtuar qytetin jugor të Mariupolit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *