Lajme

Gripi i shpendëve/ Pulat e ngordhura groposen në Shijak, qytetari: “Më kanë vjedhur tokën”

Shijaku është zgjedhur si vendi për të groposur pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve. Report Tv ka sjellë pamje nga vendi ku po groposen, në një zonë e cila është larg zonave të banuara, por nga ajo që kuptohet qartë edhe me sy të lirë rreth e rrotull ka toka bujqësore ku po kullosin bagëti.

Lexo më shumë  Raporti i Institutit GAP: Kosova me arritje të jashtëzakonshme, e para në rajon në eksportin e shërbimeve në vitin 2025

Mirëpo një qytetar ka deklaruar se kjo tokë është pronë e tij dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë zyrtar për t’i marrë leje apo për ta njoftuar paraprakisht se çfarë do të ndodhte

“Janë në tokën time, kanë ardhur mbrëmë dhe e kanë bërë si hajdutët, kriminelët, unë me tokën rrojë, ku do të jetojmë ne. Kjo i përket pushtetit të Shijakut, s’më kanë kontaktuar,“- tha Nuri Domi.

Lexo më shumë  Lëvizja Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për president

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *