Lajme

Zjarr në Tropojë!Riaktivizohen flakët, rrezikohen banesa, kërkohet ndërhyrje e specializuar

Një zjarr i përmasave shumë të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Kam të Tropojës.  Pas shuarjes dhe neutralizimit herën e parë, është aktivizuar përsëri për shkak të erave të forta. Sipas Shërbimit të Pyjeve të Bashkisë Tropojë, si rrjedhojë e riaktivizimit zjarri ka dalë jashtë kontrolli kjo e favorizuar dhe nga erërat e forta dhe rrezikohen banesat pasi zjarri po përparon me shpejtësi ne dy krahë, nga Kami dhe Qorraj.

Lexo më shumë  Kurti në EPC takon Frieden: Kërkon mbështetje për statusin kandidat në BE, falënderon Luksemburgun për 50 milionë euro ndihmë ndaj Kosovës

Po punohet me mjete rrethanore për ndalimin e përhapjes se flakëve drejt banesave ndërsa janë djegur sipërfaqe me kullota dhe dushk. Zjarri nuk është në zonat pyjore te mbrojtura thotë Shërbimi Pyjor i Bashkisë Tropojë. Kërkohet ndërhyrje e specializuar nga forcat e MZSH për vënien nën kontroll të flakëve. Forca të angazhuara nga Bashkia Tropojë 20 forca.

Rruga Press

Lexo më shumë  Qeveria në Shqipëri lë stadiumet ekzistuese në harresë ndërkohë ndërton “Stadiumi Eagle” për Kanye West: 50 milionë euro për një natë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *