Policia e Kosovës vë në dispozicion rreth 100 mijë euro për blerjen e 35 dronëve
Policia e Kosovës ka ndarë 99,995 mijë euro për blerjen e 35 dronëve për nevoja të saj.
Në bazë të parave që janë ndarë për blerjen e dronëve dhe sasisë së kërkuar, rezulton se Policia e Kosovës është e gatshme të paguajë deri 2,857 euro për një të tillë.
Tenderi për blerjen e dronëve është hapur javën e kaluar ndërsa kontrata parashihet të ketë kohëzgjatje prej 24 muajve.
Ky aktivitet i prokurimit është realizuar përmes procedurës së hapur ndërsa kriter për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët.
Nga ky institucion i zbatimit të ligjit kërkohet të gjitha ofertat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes platformës së e-prokurimit dhe jo më larg se deri me datën 12 prill 2022.
Rruga Press