Lajme

Atletja nga Kosova: Është e turpshme ajo që u munduan të më bënin serbët

Gresa Bakraqi pati një eksperiencë të pazakontë në Serbi, ku përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Botëror të sallës në Atletikë.

Serbët, si organizatorë, u munduan ta diskriminonin në të gjitha format shqiparen nga Kosova, e cila mori pjesë në garën e vrapimit 1500 metra, duke përfunduar në vendin e 17-të nga 19 garuese.

Sidoqoftë, rezultati doli në plan të dytë në krahasim me atë që përjetoi 26 vjeçarja në Beograd.

Ajo e ka përshkruar si të tmerrshme përvojën atje.

“Është e turpshme gjithçka që u munduan të bënin organizatorët. Ata u munduan t’i fshihnin inicialet e vendit tim në fanellën time. U ndjeva e diskriminuar dhe kërkova tretman të njëjtë me garuesit tjerë”, deklaroi atletja shqiptare për “Apel”.

Lexo më shumë  Presidenti kroat anulon takimin e Brdo – Brionit, shkak sjelljet e Vuçiqit

“Disa gazetarë dëshironin të flisnin me mua, por sigurimi dhe policia, të cilët në mënyrë konstante po më përcillnin dhe ndiqnin, nuk i lejuan ata të më afroheshin. Sidoqoftë, nuk kisha probleme të tjera”, vazhdoi Bakraqi.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në një garë ndërkombëtare që mbahet në Serbi, ndërsa në të kaluarën shqiptarët i kanë humbur shumë gara që janë mbajtur në vendin fqinj pasi nuk janë lejuar të merrnin pjesë ose kanë vënë kushte që s’janë pranuar nga pala e Kosovës.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

Në Botërorin e fundit të Atletikës, Federata Ndërkombëtare e Atletikës bëri një skandal duke mos e prezantuar flamurin e Kosovës në prezantimin e garueses sonë, por vetëm inicialet e shtetit.

Njëjtë veproi edhe regjia serbe, ashtu siç pritej.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *