Lajme

“Po japim ushqime me listë”, tregtari në Tiranë flet për rritjen e çmimeve: Shkojnë në 1 milion borxhet në muaj

Faxnews ka zhvilluar sot intervista me tregtarë në Tiranë, pas rritjes së çmimeve në vend, duke prekur produktet ushqimore dhe ato të shportës.

Rritja e çmimeve ka prekur shtresat më me nevojë, të cilët janë detyruar të marrin me listë për shkak se nuk kanë mundësi financiare.

Njëri prej tregtarëve ka thënë se ka patur rritje të çmimeve ndërsa u ka dhënë me listë njerëzve që ai i njeh.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Tregtari: Ka pasur në fillim të muajit që kërkonin, kryesisht ushqimore, vaj, sheqer, miell, jemi munduar të mbajmë një normë fitimi.

Marrin me listë njerëzit që i kemi gjakun tonë, edhe në rrogë kemi, nuk japim dot më shumë.

Ka qytetarë që marrin borxh?

Tregtari: Mbaj shumë pak klientë, ka pak të besueshëm. 1 mln lekë të vjetra ka shkuar borxhi në muaj, jam i detyruar tu jap se i kemi tanët.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

I njohim e dimë që kur do marrin rrogën do na i japin. Në raste të rralla ka ndodhur që të mos mi sjellin. Tani është shtrënguar më shumë.

Cmimet?

Tregtari: Cmime normale po mbajmë, si kemi ndryshuar shumë, 800 mielli, 1 mijë sheqeri. Mall ka në dyqan, nuk ka një ndryshim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *