Çdo ditë në Ukrainë do të mbahet 1 minutë heshtje për të nderuar të rënët në luftë
Një minutë heshtje do të mbahet çdo ditë në orën 09.00 të mëngjesit për të nderuar kujtimin e viktimave të luftës në Ukrainë. Ky “ritual” u vendos në letër edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, që sipas Ukrinform ka firmosur sot një dekret.
“Për të nderuar kujtimin, guximin qytetar dhe përkushtimin, forcën e shpirtit, qëndrueshmërinë dhe veprat heroike të ushtarëve të vrarë në misione luftarake për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, civilëve të vrarë në agresionin e armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës”, thuhet në dekret.
Sipas të dhënave të Reuters, si pasojë e luftës në Ukrainë deri më tani kanë humbur jetën 19 mijë persona dhe janë plagosur 1900 të tjerë.
Rruga Press