BE fond për Ukrainën: Do ta ndihmojmë në proçesin e rindërtimit pas luftës
Udhëheqësit e BE-së synojnë të krijojnë një “fond besimi” për Ukrainën ndërsa vendi lufton pushtimin e Rusisë. Qëllimi është për ta ndihmuar atë të rindërtohet pas luftës, sipas një draft dokumenti të siguruara nga Agence France-Presse.
Liderët nga blloku i 27-vendeve do të takohen në Bruksel të enjten për një samit dy-ditor të fokusuar në trajtimin e pasojave nga sulmi i Kremlinit ndaj Ukrainës, shkruan The Guardian.
“Duke pasur parasysh shkatërrimin dhe humbjet e mëdha që i ka sjellë agresioni ushtarak rus Ukrainës, Bashkimi Evropian është i përkushtuar t’i ofrojë mbështetje qeverisë ukrainase për nevojat e saj urgjente për rindërtimin e një Ukraine demokratike, pasi të ketë mbaruar sulmi rus, ”, thuhet në draft-konkluzionet e takimit.
“Për këtë qëllim, Këshilli Evropian pranon të krijojë një Fond të Mirëbesimit të Solidaritetit të Ukrainës dhe bën thirrje që përgatitjet të fillojnë pa vonesë”.
Drafti i icili është ende në negociata, nuk kanë dalë ende detaje të mëtejshme mbi madhësinë e planifikuar ose funksionimin e fondit. BE-ja ka rënë dakord tashmë për 1.2 miliardë euro në financim emergjent për të ndihmuar autoritetet ukrainase.
Rruga Press