Bota

Ukraina zë rob nënkolonelin rus, mbante uniformë të ushtrisë ukrainase

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se sot gjatë luftimeve, kanë arritur ta zënë rob një oficer të ushtrisë ruse.

Në statusin e publikuar në Twitter, forcat e armatosura të Ukrainës, kanë njoftuar se bëhet fjalë për një nënkolonel të ushtrisë ruse.

Madje në njoftim është publikuar edhe fotografia e ushtarakut rus të zënë rob, ku shihet edhe libreza e tij ushtarake.

Lexo më shumë  DW: Ekonomia gjermane nuk po del nga stanjacioni

Në përshkrimin e fotografisë kanë dhënë një detaj interesant sa i përket pajisjeve dhe rrobat që i kishte veshur nënkoloneli rus.

“Nënkoloneli rus i zënë rob: mbante të brendëshme dhe çorape të forcave të armatosura të Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe ushtria ukrainase thotë se është shumë efikase në eliminimin e zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë.

Sipas të dhënave të tyre, që prej fillimit të luftës nga Rusia në Ukrainë, janë vrarë pesë gjeneralë rusë si dhe zëvendëskomandanti i flotës ruse. 

Lexo më shumë  Pse Kina lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *