Bota

OKB: 3.5 milionë banorë janë larguar nga Ukraina

Numri i ukrainasve të larguar nga shteti i tyre si pasojë e sulmeve ruse, ka arritur në 3.5 milionë, ka bërë të ditur të martën Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

Sipas kësaj agjencie, më shumë se 2 milionë banorë kanë kaluar vetëm përmes kufirit me Poloninë, raporton Sky News të martën.

Lexo më shumë  SHBA do të rrisë prodhimin e raketave, disa do t’i ofrohen Ukrainës

Ndërkohë, të tjerët kanë ikur për në Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi.

Është vlerësuar po ashtu se miliona qytetarë të tjerë ukrainas janë zhvendosur përbrenda shtetit, që kur ka nisur pushimi rus, më 24 shkurt.

Sipas OKB-së, numri total i ukrainasve të prekur nga lufta është afër 10 milionë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *