Rreth 1.000 ndërtesa janë shkatërruar nga bombardimet në Kharkiv
Qyteti i Kharkivit është nën sulmin e ushtrisë ruse.
Afër 1.000 ndërtesa janë shkatërruar si pasojë e bombardimeve ruse, ka njoftuar shërbimi emergjent i Ukrainës, transmeton BBC-ja të martën.
Shumica prej tyre janë ndërtesa të banuara nga civilë.
Forcat ruse kohëve të fundit kanë bombarduar Kharkivin, i cili është vetëm 50 kilometra larg nga kufiri me Rusinë.
Së paku 500 civilë janë vrarë atje, kanë thënë zyrtarët e Ukrainës.
Rruga Press