Ukraina akuzon Rusinë për përdorimin e bombave të ndaluara me fosfor në Kramatorsk
Një zyrtar ukrainas ka akuzuar Rusinë për përdorimin e municioneve të ndaluara të fosforit në qytetin e rrethuar Kramatorsk, në juglindje të Ukrainës.
“Do të digjeni ashtu siç digjet ky fosfor”, tha shefi i policisë Oleksiy Bilochitsky të hënën në një postim në Facebook.
Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar vazhdimisht Moskën për përdorimin e bombave me fosfor, të cilat mund të shkaktojnë zjarre që përhapen në zona të mëdha.
Konventa e Gjenevës e vitit 1977 ndaloi përdorimin e bombave me fosfor të bardhë në konflikte, shkruan Al Jazeera.
Rruga Press