Bota

“Trupat ruse kanë rezerva vetëm për 3 ditë”

Në raportin e publikuar në orët e fundit, ushtria ukrainase bën me dije se sipas informacioneve të besueshme, trupave ruse që operojnë në Ukrainë po u përfundojnë furnizimet.

Sipas të dhënave, ushtarët rusë kanë ushqim dhe municione për tre ditë të tjera.

Funksionarët tregojnë se e njëjta situatë është dhe përsa i përket karburantit dhe shtojnë se ushtria ruse nuk ka mundësi për të ndërtuar një linjë që do t’i furnizonte.

Lexo më shumë  Zelensky akuzon kryeministrin sllovak Fico se ka ndihmuar Putinin të dobësojë Evropën

Më herët gjatë ditës edhe mediat ruse pranuan për herë të parë humbjet e mëdha të jetëve në mesin e ushtrisë që lufton në Ukrainë, ndonëse Kremlini pretendon krejt të kundërtën.

Një nga mediat më të afërta të Kremlinit, Komsomolskaya Pravda, për disa orë mbajti në websitin e saj një artikull ku flitej për bilancin e deritanishëm të sulmit ndaj Ukrainës, i cilësuar nga Moska zyrtare si një “operacion special”. 

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Media ruse, që citonte burime nga Ministria e Brendshme, fliste pikërisht për 9861 ushtarë të vdekur dhe 16153 të plagosur në fushëbetejën ukrainase.

Një bilanc tejet i rëndë për Moskën, totalisht i ndryshëm nga ia zyrtar që ende flet për vetëm 498 viktima.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *