Bota

Eksod masiv, që prej fillimit të luftës 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre

Që prej nisjes së luftimeve Rusi-Ukrainë më 24 shkurt, 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Një pjesë e madhe është zhvendosur brenda Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër është larguar në vende të tjera të botës. Këtë e ka deklaruar agjencia e migracionit e OKB-së.

“Shkalla e vuajtjes njerëzore dhe shpërngulja e detyruar për shkak të luftës tejkalon çdo planifikim të skenarit më të keq,” tha Antonio Vitorino, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin.

Lexo më shumë  Izraeli bombardon Rafahun pavarësisht vendimit të GJND-së

Shifrat nga UNHCR pohojnë se 3.3 milionë fëmijë janë zhvendosur brenda Ukrainës, ndërsa 1.6 milionë kanë ikur jashtë vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *