Rusia ndalon “Facebook-un” dhe “Instagram-in”, kompania Meta shpallet “organizatë ekstremiste”
Një gjykatë ruse ka urdhëruar kompaninë “Meta” të ndalojë menjëherë aktivitetet e “Facebook” dhe “Instagramit” në Rusi, me arsyetimin e “aktivitetit ekstremist”.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi më herët se një gjykatë në Moskë hodhi poshtë një përpjekje të platformës “Meta” për të hedhur poshtë akuzat për ekstremizëm kundër saj, raporton “The Guardian”.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Agjencia raportoi se “Meta” kishte kërkuar më shumë kohë për të përgatitur pozicionin e tij ligjor dhe kishte vënë në pikëpyetje autoritetin e gjykatës për të ndaluar aktivitetet e saj me kërkesë të prokurorëve të shtetit.
Rruga Press