Lajme

Gripi i shpendëve/ Pulat e ngordhura lihen në mes të fermës, bashkia e ministria kalojnë përgjegjësinë te njëra-tjetra

Gripi i shpendëve ka bërë që një pirg i madh me pula të ngordhura të qëndrojë përpara një pularie në afërsi të qendrës së Durrësit.

Pulat akoma nuk janë groposur, pasi ky proces ka mbetur peng i delegimit të përgjegjësive që po bën Bashkia e Durrësit me Ministrinë e Bujqësisë.

Ministria shprehet se përgjegjësia për rastin bie mbi bashkinë. Por, nga bashkia kanë thënë se nuk kanë një terren të duhur, që të mund të bëjnë groposjen e shpendëve.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Sipas bashkisë, që të bëhet groposja e shpendëve, nevojitet një vend larg qytetit të Durrësit, pasi nëse nuk ndodh kështu, rrezikohet shëndeti i njerëzve, sepse virusi mund të përhapet.

Kur mes institucioneve ka ping pong për delegim të përgjegjësive, pirgu me pula të ngordhura vijon të jetë prezent. Deri tani situata për groposjen e shpendëve është në ngërç.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Tana Kika, në deklaratën e sotme ka nënvizuar se konsumimi i produkteve të shpendëve nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve. Sipas saj, sugjerohet qe produktet të gatuhen mbi 75 gradë celsius.

Edhe Kosova e ndaloi importin e shpendëve të gjalla, për shkak të konfirmimit në Shqipëri të virusit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *