KryesoreLajme

Kurti: Paradoks, ushtarët që e luftuan ministrin e Millosheviqit, Vuçiqin, janë në burg

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se është paradoks evropian që ish-udhëheqësit e UÇK-së, gjenden në Hagë duke u gjykuar e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministër në kohën e luftës, bashkëpunon ngushtë me presidentin Vladimir Putin.

Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, Kurti ka folur edhe për luftën në Ukrainë.

“Ata bënë luftë të fortë kundër Serbisë. Ne patëm dymijë dëshmorë. Është e pabesueshme t’i kesh në burg politikanët e lartë të Kosovës që luftuan për liri, ndërsa Vuçiqi, ministër i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit, bashkëpunon me Putinin”, deklaroi Kurti.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se presidentit Putin i dështoi “Blitzkriegu” apo ofensiva e gjerë për pushtimin e Ukrainës. Sipas tij, Putini ende i ka tentakulat në Ballkan.

“Ne e dënuam pushtimin rus, ai na tronditi por s’na befasoi. E pamë atë që e arriti me ngritjen ushtarake. Putinit i dështoi ‘blitzkriegu’ dhe ai nuk dëshiron të negociojë me Zelenskyyn. Ai dëshiron të bisedojë me Bidenin. Ai dëshiron ta rishkruajë historinë dhe mendoj se është në kulmin e tij. Lufta në Ukrainë, ku s’po i arrin rezultatet, nuk do të jetë e mjaftueshme për të. Atij do t’i duhet ta zgjerojë atë nëse dëshiron të negociojë me Bidenin. Ballkani Perëndimor është një rajon që ai mund të tentojë ta destabilizojë”, tha Kurti për La Repubblica.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *