Bota

“Ndaloni agresionin rus”/ “Mizoria” e Vladimir Putin në Ukrainë krahasohet me atë të Adolf Hitlerit

Presidenti rus, Vladimir Putin është krahasuar me Adolf Hitler pas raportimeve se trupat e tij pushtuese kanë dërguar me forcë ukrainasit në kampet ruse të punës.

Më shumë se 5000 banorë janë larguar nga qyteti i Mariupol, i rrethuar nga ushtarakët rusë, dhe janë dërguar në Taganrog, në Rusinë jugperëndimore.

Kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boychenko i krahasoi veprimet e Moskës me “ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët merrnin me forcë njerëzit”.

“Pushtuesit po i dërgojnë banorët në Mariupol në kampet e internimit. Ata i kanë kontrolluar telefonat dhe po i sekuestrojnë dokumentet ukrainase”, tha  Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës rajonale të Donetskut.

Deputetja ukrainase Inna Sovsun tha për “Times Radio” se njerëzit po dërgoheshin në zona shumë të largëta të Rusisë dhe “po detyrohen të nënshkruajnë dokumente ku thuhet se pranojnë të qëndrojnë në atë zonë për dy ose tre vjet dhe do të punojnë falas”.

Duke dënuar “sulmin e egër dhe barbar të Kremlinit ndaj civilëve të pafajshëm”, Boris Johnson bëri gjithashtu një krahasim me veprimet e nazistëve nën drejtimin e Adolf Hitlerit në vitet 1940.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Kryeministri paralajmëroi se presidenti rus nuk do të ndalet në Ukrainë dhe një fitore e Putinit do të sillte “nisjen e një epoke të re frike në të gjithë Evropën Lindore”.

Udhëheqësi i konservatorëve tha se Putin është në “panik total” për revolucionin në Moskë dhe po përpiqet të “shuajë flakën e lirisë në Ukrainë”.

“Nëse Putin arrin të shtypë Ukrainën, do të jetë dritë jeshile për autokratët kudo në Lindjen e Mesme, në Lindjen e Largët”, tha Johnson. “Kjo është një pikë kthese për botën. Është një moment zgjedhjeje. Është një zgjedhje mes lirisë dhe shtypjes.”

Forcat e Putinit kanë detyruar dhjetë milionë ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Korridoret humanitare nga qytetet e djegura Kiev, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy janë shënjestruar nga raketat e Moskës, sipas zyrtarëve ukrainas.

Ndërsa korridoret humanitare që çojnë vetëm në Rusi ose Bjellorusi të mbështetura nga Putini u cilësuan si “imorale” nga Kombet e Bashkuara.

Ditën e djeshme u vra zëvendëskomandanti i flotës së Putin në Detin e Zi.

Andrey Paliy është oficeri i gjashtë i lartë ushtarak që Rusia humb që nga pushtimi i Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *