Bota

Kosova ndalon importin e shpendëve nga Shqipëria

Kosova ka ndaluar importin e shpendëve nga Shqipëria.

Ky vendim vjen pas përhapjes së gripit të shpendëve në vendin tonë teksa situata është alarmante në Durrës, ku kanë ngordhur rreth 1 milion pula.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Mësohet se është ngritur pikë kontrolli veterinare në kufi ku AUV njofton se do të ketë mbikqyrje të detajuar të importeve të ngarkesave me shpendë.

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) me numër reference D381-1-1-22, për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve- Avian Influenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 21.03.2022 nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr.03/205/22, Për masat e ndalesës se importit të shpezëve të gjalla nga zona qe është konfirmuar prezenca e sëmundjes. Vendimi është nxjerrë bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë dhe udhëzimin administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”. Bazuar në vlerësim të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në shtetin fqinjë.

Lexo më shumë  Kallas këmbëngul se asetet ruse janë një opsion nëse Orbán nuk heq veton për kredinë e Ukrainës

Jemi në kontakte të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për shkëmbim informatash lidhur incidencën e mundësisë se përhapjes se sëmundjes. Si autoritet me i lartë i veterinarisë në Republikën e Kosovës, me të gjitha kapacitete jemi të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë. Kontrolli veterinarë kufitar ngritët në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *