Bota

Zvicrës i kërkohet të ekstradojë të dashurën e Putinit

Kundërshtarët e Vladimir Putin në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi po bashkohen me një peticion duke kërkuar që Zvicra të dëbojë ‘dashnoren’ e të fortit, Alina Kabaeva, mes pretendimeve se ajo fshihet me fëmijët e tyre të fshehtë në një vilë luksoze.

Kabaeva, 38, është një ish-gjimnaste olimpik dhe fituese e medaljes së artë, e cila besohet gjerësisht se është e dashura e Putinit dhe nëna e fëmijëve të fshehtë, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.

Peticioni vjen mes raporteve se Kabaeva, dikur e quajtur “gruaja më fleksibile e Rusisë”, u dërgua në një shtëpi private në Zvicër në fillim të këtij muaji mes pushtimit të Ukrainës.

“Është koha që të ribashkojmë Eva Braun me Führer-in e saj”, thuhej në peticion.

“Pavarësisht luftës aktuale, Zvicra vazhdon të presë një bashkëpunëtore të regjimit të Putinit”.

Perëndimi deri më tani nuk e ka sanksionuar Kabaevën, e cila përveç se është partnerja sekrete e përfolur e Putinit, është gjithashtu kryetare e bordit të drejtorëve në National Media Group – një gjigant i madh televiziv dhe gazetash i drejtuar nga Kremlini – me një pagë prej gati 8 milionë funtesh në vit.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Dyshja janë fotografuar së bashku në disa raste dhe hetimet nga Fondacioni Anti-Korrupsion, i krijuar nga kundërshtari i burgosur i Putinit, Alexei Navalny, zbuluan se disa oligarkë rusë në mënyrë të pashpjegueshme i kanë dhënë dhurata të pronave, parave dhe pasurive të tjera familjes së Kabaevas.

Ish-gjimnastja shihet rrallë në publik, por ajo u kap në video duke kërcyer në turneun e gjimnastikës ritmike ‘Hiri Hyjnor’ në Moskë në dhjetor të vitit të kaluar, vetëm disa javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.

“Ne, qytetarët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, e cila aktualisht po përjeton vuajtje të jashtëzakonshme, po bashkohemi për t’iu drejtuar autoriteteve zvicerane”, thuhet në peticionin, i cili u postua në change.org në gjermanisht, frëngjisht dhe anglisht. Tani ka marrë pothuajse 55,000 nënshkrime.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“Publiku sapo mësoi se figura politike dhe mediatike ruse dhe ish gjimnastja ritmike, Alina Kabaeva, po fshihet nga pasojat e sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse në vendin tuaj.“

“Ajo është gruaja e preferuar e diktatorit dhe kriminelit të luftës, i cili ka sulmuar pabesisht Ukrainën gjatë javëve të fundit.“

“Duke qenë se ajo është mbështetëse e aktiviteteve sociale në Rusi, ajo është përpjekur t’i mësojë qytetarët rusë me realitetin e sanksioneve pas vitit 2014 dhe personalisht ka deklaruar: ”Sa më keq të bëhet, aq më mirë për ne!”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *