Bota

Video/ Vajza ukrainase që këndoi në strehën kundër bombardimeve performon himinin e Ukraninës në Poloni

Një vajzë shtatëvjeçare e cila u regjistrua duke kënduar këngën e Frozen Let It Go ndërsa ishte nën një bunker në Ukrainë, ka performuar në skenë në një koncert në Poloni.

Amelia Anisovych kaloi gjashtë ditë në një strehë për bomba në Kiev përpara se të largohej nga Ukraina me familjen e saj në fillim të këtij muaji.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Të dielën mbrëma ajo këndoi himnin kombëtar të Ukrainës para mijëra njerëzve në Atlas Arena në Lodz.

Koncerti, i titulluar Së bashku me Ukrainën, pati disa nga emrat më të mëdhenj në Ukrainë dhe Poloni duke performuar në ndihmë të Aksionit Humanitar Polatik.

Videoja e Amelias u bë virale dhe ylli i Frozen, Idina Menzel – e cila luajti Elsën në film – e pa videon dhe shkroi në Twitter: “Ne të shohim. Ne të shohim vërtet, me të vërtetë.”

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *