Lajme

Konfindustria kërkon ndryshime në qeveri

Konfindustria ka kërkuar ristrukturim të kabinetit qeveritar me krijimin e dy ministrive të reja.

Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Konfindustrisë përmes një deklarate për mediat kërkoi nga qeveria krijimin e Ministrisë së Energjisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë si ministri me portofol të veçantë.

Këto ndryshime sipas Konfindustrisë, janë të domosdoshme në kushtet e ‘menaxhimit të dobët të krizave shkatërruese në energji, karburante si dhe çrregullimit masiv të tregjeve’.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

”Kriza e energjisë si pasojë e keqmenaxhimit të plotë të rezervave të KESH gjatë vitit 2021 me shenja të dukshme korrupsioni; spekulimet tregtare të shitje-blerjes së energjisë; mosvënia në punë prej vitesh e Bursës së Energjisë APEX; vonesat në zbatim të projekteve energjetike të ripërtëritshme; çmimet e larta, cilësia shumë e dobët dhe moskontrollet e rezervës së 3 mujore të karburanteve; arbitrazhet ndërkombëtare etj., janë vetëm disa shembuj që arsyetojnë kërkesën e mësipërme”, thuhet veç të tjerash në njoftimin e Konfindustrisë.

Lexo më shumë  Përurohet ndërtimi i Parkut Industrial në Podujevë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *