Eksperti i të dhënave: Baton Haxhiu, njeriu më i urryer në Shqipëri
Baton Haxhiu rezulton personi më i urryer i momentit në vendin tonë.
Konfirmimi vjen nga Blerim Gjeladini, drejtuesi i kompanisë “Terra Data”, i cili ka publikuar statitikat e matjeve të reagimeve në rrjetet sociale.
“Për momentin Baton Haxhiu është personi më i urryer në Shqipëri. Nëse Edi Rama do të ngacmojë protestuesit, të nxjerrë Batonin”, shkruan Gjeladini në “Facebook”.
Këto reagime vijnë pas deklarimeve të Baton Haxhiut kundër protestive në Tiranë e në qytetet e Shqipërisë, ndaj rritjes së çmimit të naftës e të ushqimeve.
Rruga Press