Lajme

Bie niveli i ujit në liqenin e Fierzës, rreth 17 metra larg “pikës së vdekjes”

Vendi ynë po vuan pasoja e krizës energjitike. Edhe pse jemi një vend prodhues i energjisë, kjo varet nga moti për shkak se Shqipëria prodhon energji nëpërmjet hidrocentraleve. Thatësira ka bërë që në Liqenin e Fierzës të bie ndjeshëm, kjo ndikuar edhe nga nevoja për të prodhuar energji në kushtet aktuale ku ndodhemi.

Niveli i ujit aktualisht në liqenin e Fierzës është rreth 17 metra larg ‘pikës së vdekjes’. Ndërkohë sipas KESH, prurjet në Kaskadën e Fierzës janë më pak se 80 m3/s, ndërsa punohet me tre turbina.

Lexo më shumë  Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Niveli i rënies së ujit është afruar pranë “pikës së vdekjes” që është 240 metra. Aktualisht niveli i ujit është 257, ose 17 metra larg pikës së vdekjes.

Pika optimale në këtë liqen është 271 metër ndërsa pika maksimale kur ka reshje të bollshme shkon në 296 metër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *