Bota

Funerali i vetmuar i ushtarit 21 vjeçar ukrainas

Dymtro Kotenko ishte një i ri që si shumë të tjerë doli në mbrojtje të vendit të tij kur trupat ruse nisën bombardimet mbi Ukrainë.

Ai ishte duke mbrojtur vendin e tij, kur pushtuesit e vranë në moshën 21-vjeçare. Pot kur ai u varros, nuk kishte pranë vetes asnjë familjarë.

Prindërit nuk i dëgjuan plumbat në ajër që u shtënë për nder të tij nga kolegët, nuk e panë as tokën ku u mbulua me dhé arkivoli i tij, e as nuk patën mundësi që të vinin asnjë lule. Me shumë mundësi, prindërit e Kotenkos nuk e dinin që djali i tyre po varrosej atë ditë në varrezat Lychakiv në Lviv të Ukrainës.

Lexo më shumë  Shefi i shërbimit sekret britanik paralajmëron: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

Vetëm dy ditë  pas vdekjes së tij, prindërit e tij morën një telefonatë nga shoku i tij i fëmijërisë Vadym Yarovenko, një ushtar artilerie, i cili u dha lajmin e trishtë.

Kur ai thirri numrin e prindërve të Kotenkos, kishte ende një linjë telefonike funksionale dhe në një bisedë të shkurtër ai u tha atyre se djali i tyre ishte zhdukur. Kur ai u përpoq të telefononte më vonë për funeralin, bombardimi ajror i Sumy ishte përkeqësuar dhe linja nuk ishte më funksionale. Ai vazhdoi të përpiqej, por linja ‘mbeti e vdekur’. Kështu që trupi i Kotenkos u dërgua në Lviv dhe u varros atje pa familjarët, sepse ai ishte i vetmi qytet  i sigurt nga bombardimet.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion radari në Rusi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *