Durrës/ Shkon në 1 milion numri i pulave të ngordhura, kërkohet ndërhyrje urgjente nga shteti
Ka shkuar në një milion numri i pulave të ngordhura në qytetin e Durrësit, që përbëjnë 80% të tufës së dy pularive.
Burime bëjnë me dije se dy subjekte janë prekur nga kjo ngordhje masive e pulave dhe se ato kërkojnë ndihmën e shtetit për t’i groposur.
Kujtojmë se dje deklaroi se kemi të bëjmë me grip shpendësh dhe urdhëroi që të asgjësohen të gjitha shpendët e ngordhura, ndërkohë që për të gjitha rastet e dyshuara do të merren kampionët nga pronarët e shpendëve dhe do të dërgohen në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për analizim.
Me ngordhjen e shpendëve, ekspertët kanë dhënë disa këshilla për higjienën dhe shëndetin e konsumatorëve. Sipas tyre, sugjerohet që ushqimet e mishit të shpendëve të llojit pulë të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara.
Virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe dezinfektuesve po ashtu, prandaj praktikat e mira higjienike (dezinfektimi i sipërfaqeve) dhe higjiena personale (larja e duarve) ndihmon në kontrollin e rrezikut. Nëpërmjet Autoritetit Kombëtar të Ushqimit njoftojmë konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda standardeve të gjurmueshmërisë dhe janë të verifikuara nga inspektorët tanë, të cilët po rivërejnë në terren çdo subjekt tregtues, përpunues mishi shpendësh për një perputhje të plotë të gjurmueshmërisë.
Rruga Press