Bota

Zelensky: Ushtarët rusë nuk po dijnë ta gjejnë rrugën për në shtëpi – ne po ua tregojmë rrugën drejt gjykimit nga zoti

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sërish i është drejtuar qytetarëve të këtij shteti evropian, duke porositur sesi zyrtarët ukrainasë po punojnë në atë që ky shtet të bëhet mik i tërë botës.

Në fillim të fjalimit, Zelensky theksoi sesi në ditën e 26-të të pushtimit rus në Ukrainë, ushtria ruse po vazhdon të pësojë humbje të mëdha, transmeton Telegrafi.

“Është dita e 26-të dhe ushtria ruse po kërkon dhe nuk po mund të gjej qëllimin për të cilin janë nisur këtu. Ata po kërkojnë që ukrainasit t’i presin me lule, por të tillë nuk mund të gjejnë në vendin tonë. Çfarë është më e rëndësishme, ushtria ruse nuk po mund të gjej rrugën për në shtëpi. Për këtë ushtarët tanë po u ndihmojnë të gjejnë rrugën e gjykimit nga zoti”, porositi presidenti ukrainas.

Lexo më shumë  Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake – thotë kryeministri Fico

Ai ka shtuar se pret që të gjithë ata që po marrin pjesën për pushtimin e Ukrainës, të marrin dënimin e merituar.

“Po i ndihmojnë në rrugën e gjykimit nga zoti, në të cilin jam i sigurt se po marrin dënimin e merituar. Gjithmonë nën bomba, pa ushqim, ujë e ngrohje – për gjithçka që kanë bërë ndaj popullit tonë, do ta paguajnë”, shtoi Zelensky.

Lexo më shumë  Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *