Bota

Një ndër sistemet mbrojtëse më të mira në botë, Zelensky i kërkon Izraelit “Iron Dome-n”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje të dielën Izraelit që të zgjedhë të mbështesë vendin që ai drejton kundër Rusisë. Thirrjen, lideri i ukrainasve e ka bërë gjatë një video-konference përpara anëtarëve të Knesset-it, Parlamenti i Izraelit.

“Izraeli duhet të jetojë me zgjedhjet që bën nëse do të ndihmojë në mbrojtjen e Ukrainës nga pushtimi rus. Ukraina bëri zgjedhjen e saj 80 vjet më parë dhe ne kemi të Drejtët që fshehën hebrenjtë, ka ardhur koha që Izraeli të bëjë zgjedhjen e tij … indiferenca vret, llogaritjet vrasin”, tha Zelensky.

Lexo më shumë  Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Duke bërë krahasime midis sulmit rus dhe “zgjidhjes përfundimtare”, plani i Gjermanisë naziste për të shfarosur hebrenjtë, Zelensky vuri në dyshim hezitimin e Izraelit për t’i shitur Ukrainës sistemin e raketave Iron Dome.

“Të gjithë e dinë se sistemet tuaja të mbrojtjes raketore janë më të mirat; dhe se ju me siguri mund të ndihmoni njerëzit tanë, të shpëtoni jetën e ukrainasve, hebrenjve ukrainas,” tha ai.

Lexo më shumë  Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake – thotë kryeministri Fico

“Ne mund të pyesim pse nuk mund t’ju marrim armë, pse Izraeli nuk ka vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë ose nuk po ushtron presion ndaj kompanive ruse. Në çdo rast, zgjedhja është e juaja, vëllezër dhe motra, dhe pastaj ju duhet të jetoni me përgjigjen tuaj”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *