Lajme

Shqipëri po “plaket”, gati gjysma e bonusit të bebes shkon për emigrantët

“Bonusi i bebeve” ose ndryshe stimuli financiar që qeveria shqiptare nisi të japë në fillim të vitit 2019 nuk po jep rezultate në rritjen e lindshmërisë në vend. E kundërta po ndodh.

Nga viti në vit, numri i bebeve po bie, duke mos kapur as shifrën e 84 mijë bebe në tri vite.

“Jemi një nga vendet që po plakemi me ritmin më të lartë në Evropë, po prishet balanca midis të rinjve dhe të moshuarve, nuk jemi as në mundësinë e remontimit fizik të popullsisë që kemi”, thotë për A2 CNN sociologu Gëzim Tushi.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Ndërkohë, pagesat për bonusin e bebes janë rritur, duke kapur nivelin e 3.3 miliard lekëve [26.7 milionë euro] vitin e shkuar. Referuar të dhënave, çeku është shpërndarë për 150 mijë fëmijë, ndërkohë që në vend në po të njëjtin hark kohor kanë lindur 83,920. Duke krahasuar të dhënat rezulton rreth 44 për qind e shumës së vënë dispozicion për bonusin ka shkuar për fëmijët e emigrantëve.

Ndërkohë për sociologun, politika e ndjekur deri më tani nga qeveria me çekun e bebes, nuk është e mjaftueshme për të stimuluar lindjet e reja.

“Duhet përmirësimi i shërbimeve, i infrastrukturës, favorizime për gruan që sjell fëmijën në jete, si garantimi i punës etj, por bonusi është faktori i fundit”, shton sociologu.

Aktualisht, prindërve u jepet një çek 40,000 lek [325 euro] për fëmijën e parë 80,000 lek [650 euro] për fëmijën e dytë; 120,000 lek [970 euro] për fëmijën e tretë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *