Bota

Agresioni ushtarak rus në Ukrainë detyron Rezervën Federale të rrit normat e interesit

Rezerva Federale rriti normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje dhe paraqiti një plan agresiv për të mbajtur kostot e huamarrjes në nivele kufizuese deri në vitin e ardhshëm, pasi shqetësimet për inflacionin e lartë dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë kapërcejnë rreziqet e pandemisë COVID-19.

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një lëvizje të befasishme, parashikoi rritjen e normës me çerek përqindje në secilën nga gjashtë takimet e saj të politikave të mbetura këtë vit.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Kjo lëvizje do të shtynte normën e synuar të fondeve federale në një interval midis 1.75 për qind dhe 2 për qind deri ne fund të vitit 2022.

Deri në fund të vitit të ardhshëm, norma e politikës parashikohet të jetë 2.80 për qind, që mbi nivelin 2.40 për qind që zyrtarët mendojnë tani se do të ngadalësojë ekonominë.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *