BotaKryesore

Putini mund të takohet me Zelenskyn, ndërkohë që vijnë akuzat për krime lufte

Mendohet se Putini po pranon të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe se ai është ‘gati për të biseduar’, pasi udhëheqësi i Ukrainës akuzoi trupat ruse për krime lufte.

Por zëvendëskryeministrja Olha Stefanishyna tha se Ukraina nuk do t’i jepte absolutisht territor Rusisë.

BBC raportoi se presidenti rus do të marrë pjesë vetë në negociata ‘në një moment të caktuar’, duke iu përkulur presionit ndërkombëtar.

Vlerësimet e fundit të OKB-së janë se që nga pushtimi i Rusisë janë larguar 10 milionë banorë nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, ndërkohë që Zelensky u shpreh se rrethimi i sotëm i Mariupolit do ta bënte Rusinë “të hyjë në historinë e përgjegjësisë për krimet e luftës”.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ai shtoi: “Ta bësh këtë në një qytet paqësor… është një terror që do të mbahet mend për shekujt në vijim.”

Ai tha gjithashtu se bisedimet e paqes me Rusinë ishin të nevojshme edhe pse ato nuk ishin “të lehta dhe të këndshme”.

Teksaqë Rishi Sunak nxiste sot një “shkallë skepticizmi” mbi çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë, një zyrtar në zyrën e Zelenskyt i tha AP se tema kryesore e diskutuar midis dy palëve javën e kaluar ishte nëse trupat ruse do të mbesin në rajonet separatiste në Ukrainën lindore pas luftës dhe ku do të shtriheshin kufijtë.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Sipas raportimeve, Kievi ka këmbëngulur për përfshirjen e një ose më shumë fuqive bërthamore perëndimore në negociatat me Kremlinin dhe për garancitë ligjërisht të detyrueshme të sigurisë për Ukrainën.

Por zoti Sunak tha se ishte ‘shumë herët për të thënë’ se kush do të vepronte si garantues.

Zelensky tha gjithashtu sot se të shtunën ka diskutuar për rrjedhën e bisedimeve të paqes me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Ukraina ka kërkuar gjithmonë një zgjidhje paqësore. Për më tepër, ne tani jemi të interesuar për paqen”, tha ai./Daily Mail

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *